Tre pikë me përmbysje për Interin, që fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Empolit dhe tani i lëshon sfidën Milanit, që duhet të fitojë për ta rimarrë vendin e parë.
Empoli e shtangu Interin në minutat e para të ndeshjes, pasi që në minutën e pestë kaloi në avantazh me anë të Pinamonti. Sulmuesi ndëshkoi ekipin që zotëron kartonin e tij dhe u rezervua te festa.
Zikaltrit u hodhën në sulm dhe krijuan disa raste të rrezikshme për gol. Jo vetëm që nuk shënuan, por pësuan edhe golin e dytë, këtë herë nga shqiptari Kristjan Asllani që realizoi për herë të parë në Serie A.
Tronditje për Interin, që gjithsesi mbetet në stol pesë minuta para fundit të pjesës së parë Romagnoli shënoi një autogol dhe e hapi ndeshjen. Pesë minuta më pas Lautaro Martinez i barazoi shifrat.
Arbitri e konfirmoi golin, edhe pse prite të ketë shumë diskutime për shkak të një faulli të Barella ndaj Asllanit. Në pjesën e dytë Interi ishte futur me energji të reja dhe rrezikoi me Dumfries, Calhanoglu dhe Perisic.
Gjithsesi golin e përmbysjes e shënoi Lautaro Martinez, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Sanchez në shtesë realizoi edhe golin e katërt dhe mbylli llogaritë, pasi më parë ishte ndalur nga shtylla Edin Dzeko. / abcnews.al