VIDEO/ Emocionuese: U largua pas 9 vitesh, Parejo në lot gjatë konferencës

schedule19:38 - 12 Gusht, 2020

schedule 19:38 - 12 Gusht, 2020

Dani Parejo u largua pas nënte vitesh nga Valencia. Kapiteni tregon se nuk i është dhënë asnjë shpjegim dhe tashmë duhet të mendojë të japë më të mirën e tij për Villareal, skuadrën e tij të re.

“Askush nuk ma tha arsyen e largimit tim. Nuk më thanë nëse ishte për shkak të pagës, apo për arsye sportive”, tha 31-vjeçari, i cili ka zbuluar edhe atë që i ka ndodhur me djalin e tij.

“Djali im i madh më pyeti, po si do ta ndërrosh skuadrën? I thashë që futbolli kështu është, i trishtë ndonjëherë”, shprehet Parejo, i cili e ka të pamundur të përmbahet dhe shpërthen në lot i emocionuar. /abcnews.al