Armando Sadiku po zhvillonte një sezon pozitiv me Malagën në La Liga 2. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua në jugun e Spanjës verën e kaluar dhe deri tani ka shënuar 10 gola me skuadrën andaluziane.
Malaga është bërë nostalgjike këtë kohë dhe ka nisur të shpërndajë në faqen zyrtare ndeshje nga e kaluara. Një video i përket 28-vjeçarit, të cilin Malaga e vlerëson për aftësinë e të shënuarit gola.
“Pas pak do të nisim me publikimin e ‘ndeshje pas ndeshje‘. Por, më pare të hapim oreksin me një racion të mirë me golat e ‘killerit’ tonë, Sadiku“, lexohet në komentin e klubit ku aktivizohet edhe Keidi Bare. /abcnews.al
¡En un ratito empezamos con el ATRACÓN de reposiciones de partidos!
Antes, abrimos apetito con una buena ración de goles de nuestro killer SADIKU ?? pic.twitter.com/ctSbqCZDls
— Málaga CF (@MalagaCF) April 12, 2020