Në përfundimin e sfidës së djeshme, ku Napoli humbi 0-4 nga Frosinone dhe kështu duke u eleminuar nga Kupa e Italisë, Victor Osimhen nuk e ka përjetuar mirë këtë disfatë dhe eliminimin nga 1/16 të Kupës së Italisë.
Siç raportohet nga “Sportmediaset”, pasi hoqi maskën nga fytyra, sulmuesi nigerian fillimisht u gjunjëzua në fushë nga zhgënjimi, më pas iu afrua pankinës dhe filloi një debat me Ostigard dhe me shokët e tjerë të skuadrës duke treguar zhgënjimin për humbjen e rëndë./h.ll/abcnews.al