Një video ku shfaqet një foshnjë elefanti e cila gudulis hundën e një gazetari teksa ky i fundit raportonte live është bërë virale.
Gazetari i KBC, Alvin Patterson Kaunda, u ndërpre nga kafsha, e quajtur Kindani, teksa raportonte nga Sheldrick Wildlife Trust, një qendër jofitimprurëse rehabilitimi e kafshëve të egra për elefantët dhe rinocerontët në Nairobi.
Klipi gazmor, i cili është shpërndarë në faqen e Alvinit në Instagram ka grumbulluar mbi 68,000 pëlqime.
Pasi elefanti iu afrua Alvini shpërtheu në të qeshura dhe e ndaloi raportimin./Abcnews.al/