Tifozëve të Boca Juniors nuk iu desh të prisnin më shumë se dy ndeshje për të parë yllin e tyre të ri.
Edison Cavani me të vërtetë nuk shënoi në debutimin e tij, por goli erdhi në ndeshjen e dytë, një gol i magjishëm i ndërtuar nga një punë ekipore.
Boca mundi 3-1 në ndeshjen hapëse të Copa de La Liga Profesional dhe “Matador” shndërroi në gol një aksion perfekt, me Ceballos që shërbeu në shtyllën e dytë dhe uruguaiani e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Ky gol dyfishoi epërsinë e Boca Juniors në minutën e 55’ dhe sigurisht e gjithë “Bobonera” shpërtheu në festë./h.ll/abcnews/al
#Cavani’s first goal for the club, and what a buildup to it ? pic.twitter.com/at9lzD7Q7O
— Boca in English | Podcast (@CABJ_English) August 19, 2023