Në të tilla raste mund të thuhet se eksperienca është gjithçka. “Gjigantët” grek të Olympiacos po zhvillojnë një përballje fantastike mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa janë duke udhëhequr, me rezultatin e pastër, 0 me 2, në “Villa Park”, kundër skuadrës së Aston Villa, në gjysmëfinalen e parë, të UEFA Europa League, duke habitur jo pak futbolldashësit.
Të dy golat e “Helenëve” janë shënuar nga “bomberi” maroken, Ayoub El Kaabi, me 30-vjeçarin, që gjeti rrugën e rrjetës brenda 13 minutave, fillimisht në minutën e 16′-të, të sfidës e më tej në të 29′-tën, duke shokuar jo pak skuadrën e Unai Emery. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: