Mediat greke kanë publikuar momentin pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan Brahimi, mbrëmjen e së enjtes.
Në vendin e ngjarjes shihen forca të shumta policie dhe kalimtarë të cilët mbetën të shokuar nga ngjarja.
Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Athinë, rezulton i martuar në Shqipëri.
Shtetasja që ndodhej me të në makinë në momentin e atentatit, nuk është bashkëshortja e tij. Me Katerina Beqon, 37 vjeçe, Brahimi ishte në një lidhje dhe me të kishte një fëmijë.