Naser Aliji shënon rrallë, por goli i ditës së sotme është shumë i bukur. Ish-mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare (12 ndeshje me kuqezinjtë) është pjesë e Honved në Hungari prej gushtit të vitit të kaluar.
Ekipi i tij luajti në Kupë ditën e sotme, teksa e fitoi 1-7 takimin e zhvilluar në fushën e Tiszaujvaros. Aliji u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe gjeti golin e fundit të Honved në minutat shtesë.
https://streamable.com/9rb6ay
26-vjeçari nga Kumanova ekzekutoi shumë mirë një goditje dënimi, duke shtangur portierin vendas me gjuajtjen e saktë që u ndal në rrjetë. /abcnews.al