Ky është rasti tipik që topi nuk do të shkojë në rrjetë. Fillimisht traversë nuk e lejon të hyjë në portë, më pas topi ndalet dy herë në shtyllë. Fati i keq, apo një mrekulli? E vështirë ta përcaktosh.
Gjithçka ka ndodhur në Katar, në një ndeshje mes Al Shahaniya dhe Al Sailiya. Miqtë kanë vënë duart në kokë se si nuk ia dolën të shënonin dhe në faqen e tyre në Twitter shkruajnë mes të tjerash: “Fati është kundër Al Sailiya”. /abcnews.al
الحظ يعاند #السيلية والكرة ترفض هز شباك #الشحانية في ثلاث ضربات تصدى لهم القائم والعارضة في هجمة واحدة!! pic.twitter.com/IO18JxAjcz
— Al-Sailiya club نادي السيلية الرياضي (@AlSailiyaclub) October 25, 2019