Nuk e pati tërësisht të lehtë, por në fund Bayern Munchen u kualifikua dhe preku finalen e Kupës së Botës për klube. Skuadra gjermane e mbetur për disa orë në aeroportin e Berlinit para nisjes e mori veten shpejt pas atij sforcimi dhe mundi 0-1 egjiptianët e Al Ahly.
Një gol i Robert Lewandowskit në minutën e 17 hapi sfidën dhe i dha një dorë të mirë Bayernit për të qenë i qetë dhe luajtur lirshëm gjatë gjithë ndeshjes. Edhe pas golit të shënuar kampionët e Europës vazhduan të dominojnë dhe të kërkojnë sërish rrjetën.
https://streamable.com/xx0jnc
Goli i sigurisë nuk erdhi deri në minutën e 86-të, kur Lewandowski tundi sërish rrjetën dhe vulosi këtë betejë. Kështu Bayern fiton pastër 0-2 dhe kualifikohet në finale, atje ku gjen meksikanët e Tigres, që mposhtën Palmeiras në gjysmëfinalen tjetër.
Finalja do të luhet më datë 11 shkurt në stadiumin “Education City” të Qatarit, që pret këtë kompeticion si njëfarë prove para Botërorit, që do të zhvillohet në fund të vitit të ardhshëm. /abcnews.al
https://streamable.com/54qftv