Belgjika ka mundur të përmbysë Danimarkën në ndeshjen e dytë të Grupit B me shifrat 1-2 pas një beteje të çmendur. Gjithçka nisi me golin e Poulsen, pas një gabimi në mbrojtjes së Belgjikës, që i dhuruan topin Hojbjerg. Ky i fundit dha një pasim për Poulsen, i cili nuk gaboi dhe shënoi pas vetëm 99 sekondash.
Kjo rrjetë e tij është e dyta më e shpejta në historinë e Kampionatit Europian, duke hyrë në historinë e këtij kompeticioni. Më pas në minutën e 10, futbolli kaloi në plan të dytë. Sfera u nxor jashtë fushës dhe i gjithë stadiumi ishte në këmbë për një fitues të betejës për jetën, Christian Eriksen.
Ndeshja vazhdoi dhe Danimarka ishte pranë golit të dytë, pavarësisht se Belgjika krijoi më shumë volum. Damsgaard lëvizi mrekullisht në zonë dhe lëshoi një goditje të bukur, por pak centimetra e ndanë nga rrjeta e Courtois. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve.
Në të dytën Belgjika erdhi në versionin e saj më të mirë. Në fushë hyri ylli i ekipit, Kevin De Bruyne dhe diferenca ishte e qartë. Me hyrjen e këtij të fundit edhe Lukaku shtoi marshet dhe nisi të bëjë Messin. Në minutën e 55, sulmuesi i Interit kontrollon bukur një top në zonë dhe pason për De Bruyne.
Mesfushori, i rikthyer sot në fushë pas dëmtimit në finalen e Champions, bën lëvizjen e duhur dhe pason për Thorgan Hazard, që nuk gabon dhe barazon shifrat. Belgjika barazoi, por Danimarka vazhdoi të luajë me të njëjtën mënyrë, duke mos u mbyllur mbrapa dhe guxuar.
https://streamable.com/9jmzxn
Në minutën e 71, Belgjika arriti përmbysjen e madhe, që i jep kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Lukaku lëviz sërish bukur në të djathtë dhe kthen një top në hyrje të zonës. Sfera përfundon në këmbët e Eden Hazard, që mbledh kundërshtarët te vetja dhe i jep hapësirën De Bruyne të godasë.
Si zakonisht në të tilla pozicione, mesfushori ishte i saktë dhe tundi rrjetën, duke fiksuar shifrat e gjithë ndeshjes në 1-2. Me këtë fitore Belgjika siguron matematikisht kualifkimin, ndërsa për Danimarkën është thuajse e pamundur të kalojë fazën e grupeve, pasi nuk ka asnjë pikë, pas dy ndeshjeve. /abcnews.al