VIDEO/ Edi Sylisufaj i pandalshëm, talenti tropojan ndëshkon edhe kryesuesit

schedule16:34 - 26 Korrik, 2020

schedule 16:34 - 26 Korrik, 2020

Edi Sylisufaj shënon sërish. Sulmuesi i talentuar nga Tropoja, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën (do të debutojë së shpejti me përfaqësuesen U-21 të Kosovës), ka gjetur golin e pestë në nëntë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit suedez (Allsvenskan).

20-vjeçari është pjesë e ekipit të parë Falkenbergs prej janarit të vitit 2017 dhe këtë sezon (u luajt java e 11-të) e ka nisur zjarr. Ekipi i tij luante në shtëpi kundër kryesuesve të Norrkoping dhe përballja ishte spektakolare.

Takimi u mbyll në barazim 3-3, teksa Sylisufaj shënoi golin e dytë të ekipit të tij. Ishte minuta e 31-të kur “prurja” më e re e dardanëve realizoi një gol shumë të bukur. Tropojani i lindur në Suedi, tregoi aftësitë e bmberit, lëvizi bukur mes mbrojtjes mike dhe tundi rrjetën me një goditje potente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!