Ivan Gazidis golat kryesorë i shënon jashtë fushës së blertë. CEO i Milanit ka shkëlqyer dje në një ndeshje në Milanello.
Ai ka realizuar një gol të bukur me një goditje me të jashtme, që do e kishte zili edhe mjeshtri Ricardo Quaresma.
Ivan Gazidis – Our new trequartista pic.twitter.com/GMDCLvpX9F
— Milan Comps ? (@CompsACM) July 8, 2021
“Gol i mrekullueshëm është fjalë e madhe. Ishte një gol shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje, por në fund është lojë skuadre. Ishte rezultat i punës në skuadër”, tha me shaka pas ndeshjes CEO i kuqezinjve.
Ndoshta trajneri Stefano Pioli duhet t’i hedhë sytë nga Gazidis. Me shaka kjo, sigurisht! /abcnews.al