Lazio po kalon formën më të mirë të viteve të fundit. Bardhekaltrit po presin Sampdorian në “Olimpico” dhe kanë shënuar tre gola të shpejtë. Caicedo zhbllokoi shifrat në minutën e shtatë, ndërsa i zakonshmi Immobile dyfishoi nëntë minuta më pas.
Bomberi italian ktheu në gol një penallti, teksa në minutën e 20-të realizoi një tjetër gol pas pasimit të Acerbit, duke realizuar golin e 22-të në kampionat.
Lazio po “fluturon” dhe është shumë afër sigurimit të fitores së 11-të radhazi në kampionat. Një ecuri fantastike për ekipin e Inzaghit, që nuk njeh rivalë dhe po mposht çdo rival. /abcnews.al

