“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, këtë të diel na kanë sjellë një festë shumë të veçantë atë të “Ederlezit” ose “Shëngjergjit”.
Një festë e veçantë me tradita pagane e cila festohet çdo 6 maj nga ana e komunitetit rom.
Këngët, pjekja e mishit por edhe “vjedhja” e grurit e bëjnë interesante këtë festë, ku ata që e festojnë kërkojnë që viti i ardhshëm të jetë edhe me më shumë bereqet se ai që po lihet pas.
Për komunitetit rom në Shqipëri kjo është festa më e rëndësishme e vitit, pasi nga ajo do të varet edhe viti pasardhës.
Prandaj ekipi i “Piranjave” ka zgjedhur të kalojnë një ditë-natë me anëtarët e këtij komuniteti për të sjellë këtë festë aq të bukur dhe të veçantë, që pakkush e njeh në Shqipëri.
/Taulant Halili/Abcnews.al/