Një i ri argjentinas është kapur nga kamerat teksa tërheq zvarrë trupin e pajetë të së dashurës së tij pasi e vrau gjatë një debati të ashpër. 23 vjeçari Jorge Rojas akuzohet për vrasjen e Agustina Nadal pasi pranoi se e rrahu dhe e mbyti para se ta hidhte trupin në një lumë në orët e para të 27 nëntorit.
Rojas vrau Nadalin -pas një debati në apartamentin e tyre në qytetin Bahia Blanca të Buenos Aires, vetëm disa orë pasi çifti pa me miqtë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në futboll ndaj Meksikës. Në pamjet e sigurisë, Rojas mund të shihet duke tërhequr zvarrë trupin e së resë pranë shtëpisë së tyre.
/abcnews.al