Portugalia e mbylli në barazim 2-2 takimin kundër Serbisë në Beograd. Diogo Jota realizoi dy gola me kokë në pjesën e parë, por vendasit reaguan në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe evituan humbjen.
Serbia pati edhe fatin me vetë kundër kampionëve në fuqi të Evropës. Ishin sekondat e fundit të ndeshjes kur Cristiano Ronaldo ia doli të gjente golin.
https://streamable.com/tfczd4
Një mbrojtës vendas largoi topin në momentin e fundit, por pamjet treguan që topi kishte kaluar vijën fatale. Për fatin e keq të Portugalisë, teknologjia e golit mungon në këto ndeshje dhe gjithçka u mbyll 2-2. /abcnews.al
https://streamable.com/tmp7xm