VIDEO/ E turpshme, ndeshja e futbollit në Spanjë degjeneron në shkelma e grushte

schedule21:39 - 12 Prill, 2021

schedule 21:39 - 12 Prill, 2021

Një sherr masiv ka ndodhur në nivelet më të ulëta të futbollit në Spanjë. Takimi mes CEM Bon Pastor dhe UD Carmelo përfundoi në kaos. Për të vendosur drejtësinë e ndeshjes u futën edhe tifozët.

Skuadra mysafire ishte duke fituar 3-2,  kur mbrojtësi i Bon Pastor, Rodrigo Tejada, mori një karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.

Kjo gjë acaroi lojtarët kundërshtarë dhe më pas gjithçka degradoi në përleshje mes tyre. Gjërat u përshkallëzua kur në fushë u futën edhe tifozët  dhe filluan të grushtonin lojtarët mysafirë. /abcnews.al