Një sherr masiv ka ndodhur në nivelet më të ulëta të futbollit në Spanjë. Takimi mes CEM Bon Pastor dhe UD Carmelo përfundoi në kaos. Për të vendosur drejtësinë e ndeshjes u futën edhe tifozët.
Skuadra mysafire ishte duke fituar 3-2, kur mbrojtësi i Bon Pastor, Rodrigo Tejada, mori një karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.
Kjo gjë acaroi lojtarët kundërshtarë dhe më pas gjithçka degradoi në përleshje mes tyre. Gjërat u përshkallëzua kur në fushë u futën edhe tifozët dhe filluan të grushtonin lojtarët mysafirë. /abcnews.al