Gjest i turpshëm! Pablo Ceppelini, futbollisti uruguaian i Atletico Nacional në Kolumbi, është kapur nga kamerat teksa kryen një gjest të pahijshëm ndaj lojtarit kundërshtar, Edwuin Centre.
Komisioni Disiplinor do të nisë hetimet për ngjarjen e ndodhur dhe Ceppelini rrezikon pezullimin, pasi ajo që ndodhi mund të klasifikohet si një sjellje raciste.
Sikurse edhe shikohet nga pamjet e transmetuara në RCN Sports, uruguaiani i largohet lojtarit të Junior of Barranquilla, sikur Centre të mbajë erë të keqe nga goja. /abcnews.al
Terrible gesto de Pablo Ceppelini @Dimayor @nacionaloficial pic.twitter.com/9qgNR8ilgo
— Estadio Metropolitano (@MetropolitanoRM) November 21, 2019