Real Madrid vazhdon të kryejë seanca stërvitore, edhe pse ka shumë pak lojtarë prezentë, për shkak se shumica prej tyre janë në angazhime me kombëtaret, në ndeshjet e UEFA Nations League.
Dy prej futbollistëve që kanë qenë prezentë në stërvitje, janë Marcelo dhe Nacho. Dhe pikërisht dy mbrojtësit, kanë dhuruar spektakël në ambientet stërvitore, duke shënuar gola “copy-paste”.
Ky detaj, nuk mund t’i shpëtonte as ekipit të kameramave të klubit madrilen, që kanë fokusuar këtë moment dhe kanë montuar një video fantastike, që më pas u publikua dhe në faqen zyrtare të klubit. Fantastike dhe për të mos u humbur!/abcnews.al
? Same energy@MarceloM12 ? @nachofi1990 #RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/Tl6jNPZOqO
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) October 14, 2020

