Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video e pengjeve izraelite/ Hamas publikon pamjet e dy personave të rrëmbyer

schedule18:49 - 5 Shtator, 2025

schedule 18:49 - 5 Shtator, 2025

Hamasi publikoi këtë të premte një video të dy pengjeve izraelitë, në një lëvizjë që duket se kishte synim të ndikonte mbi opinionin publik izraelit, teksa sulmet në Gaza vazhdojnë.

Në video duket njëri nga pengjet, Guy Gilboa-Dalal në një makinë në disa vende në Qytetin e Gazës, përfshirë edhe jashtë selisë së Gjysmëhënës së Kuqe. Me sa duket, e filmuar javën e kaluar, ajo zbulon ndërtesa të dëmtuara përmes dritares së makinës ndërsa shoferi, që nuk shfaqet në kamera, e çon makinën në pjesë të ndryshme të qytetit. e

Drejt fundit të videos, një peng i dytë, Alon Ohel, 22 vjeç, shfaqet së bashku me Gilboa-Dalal në makinë. Të dy përqafohen dhe duken të befasuar që shohin njëri-tjetrin.

Kjo ishte një nga videot e rralla të pengjeve nga Hamasi, e cila është filmuar mbi tokë. Gilboa-Dalal, i cili me shumë gjasa është filmuar nën presion, thotë në klip se data e filmimit është 28 gusht dhe se ai ka qenë peng për 22 muaj.

Në videon gati katër-minutëshe, Gilboa-Dalal flet për pushtimin e planifikuar të Qytetit të Gazës nga Izraeli dhe i lutet qeverisë së vendit të tij ta kthejë në shtëpi.

Ai zbuloi se në Qytetin e Gazës mbahen edhe tetë pengje të tjera, të cilët sipas asaj që thotë në video, do të vdesin në qytet nëse ofensiva vazhdon.

Gilboa-Dalal gjithashtu u bën thirrje izraelitëve të demonstrojnë kundër qeverisë dhe të kërkojnë fundin e luftës që do të sillte në shtëpi 48 pengjet e mbetura, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.

Gilboa-Dalal u pa për herë të fundit në një video propagandistike të Hamasit të publikuar në shkurt, në të cilën ai detyrohet të shohë pengje të tjera duke u liruar gjatë një shkëmbimi të rënë dakord midis Hamasit dhe Izraelit.

Publikimi i videos erdhi në ditën e 700 të luftës, gjatë së cilës pati protesta në të gjithë Izraelin që kërkuan një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve.

Muajin e kaluar, Hamasi pranoi një marrëveshje pengjesh me faza të paraqitur nga ndërmjetësit Katari dhe Egjipti. Por Izraeli e ka hedhur poshtëp ropozimin, duke thënë se nuk do të pranojë asgjë më pak se një marrëveshje që liron gjithë pengjet dhe sjell çarmatosjen e Hamasit. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!