Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parkun e Shtetit Custer në Dakotën e Jugut ditën e mërkurë.
Një bizon ka sulmuar një grua, e cila ishte pjesë e stafit të Rally Motor Sturgis 2020. 54-vjeçarja po i afrohej bizonit, teksa ai e ka kapur nga rripi i xhinseve dhe e ka përplasur në tokë.
Ai e ka tërhequr zvarrë teksa në fund e ka përplasur fortë si një kukull lecke, shkruan Dailymail.
Shefi i zonës Custer, Marty Mechaley, paralajmëroi vizitorët të mbajnë distancën e tyre nga bizonet në park.
‘Ne do të dëshironim të kujtojmë të gjithë të mos i përkëdhelin bizonët. Ne kemi pasur thirrje për bizonët që bllokojnë rrugën herë pas here, disa njerëz gjithashtu janë duke u afruar shumë. Mos harroni se ky është parku i tyre dhe ne jemi të ftuarit .Ju lutemi mbani distancën tuaj”, tha ai .
Zona është e zënë për kohën e vitit me rreth 250,000 njerëz që janë mbledhur në shtet si pjesë e një festivali 10-ditor të njohur si Rally Motor Sturgis./abcnews.al