Golat e shkëlqyer, zakonisht i shohim të vijnë nga këmbët e sulmuesve, por dhe të mesfushorëve. Gjithsesi, kur shënon një qendërmbrojtës, bukuria e golit shtohet dyfish. Sot, në takimin mes Lazios dhe Torinos, Francesco Acerbi ka shënuar një eurogol.
Mbrojtësi lacial, nga një distancë shumë e largët, gjuan me të majtën dhe shënon ndoshta golin më të bukur të javës, duke mposhtur gardianin Sirigu. Ky gol në minutën e 25-të i dha edhe avantazhin Lazios, që po udhëheq me rezultatin 2-0./abcnews.al
Serie A, java 10
Lazio – Torino 2-0
Acerbi 25′, Immobile 33′