E pabesueshme ajo që ndodh në Francë. Brice Maubleu, portieri i Grenoble Foot 38 ka shënuar një autogol që vetëm ai e di si e ka realizuar. 30-vjeçari kishte pësuar gol në minutën e 17-të në takimin kundër Caen dhe një minutë më pas ia dhuroi një tjetër gol rivalit.
Portieri kishte topin në dorë dhe në vend t’ia niste ndonjë prej lojtarëve të tij, e dërgoi në rrjetë. Topi i rrëshqiti dhe më pas ai u mundua më kot ta devijonte atë dhe të mos e lejonte të kalonte vijën fatale. /abcnews.al
Comment il peut faire ca wesh #Maubleu #Ligue2 pic.twitter.com/ykAyH2KHBt
— Waloche (@95Mth) February 28, 2020