VIDEO/E nxorën nga “BB VIP”, kur foli me Donaldin për Borën, Ermali tregon si qendron e vërteta

schedule14:53 - 11 Shkurt, 2022

schedule 14:53 - 11 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” shkuan si mysafirë shumë personazhe të njohur si Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Flori Gjini, Edi Manushi dhe Ermal Mamaqi.

Mirëpo, ky i fundit si kurrë më parë, u përjashtua, pasi pati një bisedë me Donaldin për Borën.

LEXO EDHE: “Pse të djeg miza ty?”, Ermali ngacmon Donaldin për Borën

Ndërkohë, pak minuta më parë, Ermali ka sqaruar si qendron e vërteta përmes një video të postuar në Instagram, ku thotë se është fans i Ilirit, kurse mamaja e tij është fanse e Donaldit.

“Për të gjithë ju histerikët, nuk kam marr kaq shumë mallkime, as kur kam kënduar në fushatë për Berishën para 100 vjetësh. Hey miq, mos e merrni kaq shumë seriozisht, mami im është fanse e Donaldit dhe për këtë më vjen shumë keq. Nuk e di se ça problemi ka mami. Ndoshta jam i adoptuar. Megjithatë, unë vazhdojë të mbështes miqtë e mi, Ilirin dhe Arjolën. Me që Arjola e mori dhuratën, më saktë çmimin, gjithë mbështetja ime shkon për Ilir Shaqirin. Edhe nuk asgjë të keqe, duhet mësoheni me mendimin e lirë”, u shpreh Mamaqi ndër të tjera.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!