Reali shënoi nga një gol në fundin e çdo pjese dhe mposhti Espanyol në “Santiago Bernabeu”. Fitorja e katërt radhazi në kampionat për ekipin e Zidane që ngjitet në krye me 34 pikë, tre më shumë se Barcelona që pret Mallorcan në darkë.
Goli i parë erdhi në minutën e 37-të. Kombinim mes francezësh, Benzema pasoi për Varane dhe mbrojtësi bëri goleadorin dhe dërgoi topin në rrjetë. Dyfishimi erdhi 11 minuta përpara fundit. Uruguaiani Valverde lëvizi mirë në zonë dhe dhuroi një asist për Benzema, i cili shënoi dhe vulosi fitoren.
“Los Blancos” e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. Ferland Mendy mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-t dhe u largua nga fusha përpara shokëve të tij. Ekipi katalanas nuk pati forcë për të reaguar dhe e gjithë ndeshja u mbyll 2-0. /abcnews.al
Real Madrid – Espanyol 2-0
(Varane 37′, Benzema 79′)