Legjenda e UFC-së, Conor McGregor, po shijon disa ditë pushimi në Francë. Irlandezi tashmë është tërhequr nga artet marciale dhe së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij po jeton jëtën që të gjithë ëndërrojmë.
Pak ditë më parë McGregor festoi 32-vjetorin, por një video e postuar nga vetë ai ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale. Conor po pinte një cigare në plazhet e Francës, por kishte nevojë për t’a ndezur.
Nuk dihet nëse cigarja ishte diçka më shumë apo jo, por fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale. Më pas McGregor postoi në instastory mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, i cili kishte imituar lëvizjet e tij në një nga seancat stërvitore. /abcnews.al