Ditën e djeshme u zhvilluan dy sfidat e radhës të Champions League, ku sigurisht nuk munguan emocionet dhe golat. Atletico Madrid-Chelsea dhe Lazio-Bayern Munich morën gjithë vëmendjen, por përveç golave të shënuar ranë në sy dhe dy lojtarë me lëvizjet e tyre.
Bëhet fjalë për Niklas Sule dhe Mason Mount. Qendërmbrojtësi i bavarezëve përveçse zhvilloi një ndeshje perfekte në prapavijë, shkëlqeu dhe në aftësitë e tij dribluese. Në një moment kur Bayern po sulmonte, Sule vepron tamam si një sulmues krahu dhe në fund madje arrin dhe të pasojë me thembër.
That Mount run pic.twitter.com/ZnGqmVPINE
— Ali ?? (@TheBeardedRauI) February 23, 2021
Për sa i përket mesfushorit të Chelseas, ai i vërtetoi edhe një herë botës aftësitë e tij teknike. I cilësuar nga tifozët si “Lampardi i ri” arriti të kalojë plot dy kundërshtarë falë lëvizjes me trup dhe më pas jep një pasim të saktë, duke krijuar një kundërsulm të rrezikshëm. Thjesht fantastikë! /abcnews.al