Boksieri amerikan, Terence Crawford, është konfirmuar sërish kampion mbrëmjen e djeshme në peshat welter. 33-vjeçari mposhti këtë herë britanikun Kell Brook, duke mbrojtur titullin e botës në WBO, që e mbante po ai.
Ndeshja ishte shumë e barazpeshuar në tri raundet e para, por më pas Crawford shpërtheu, duke e detyruar gjyqtarin e takimit që ta ndërpriste duelin. Kjo ishte fitorja e 37-të në po kaq ndeshje për kampionin, ndërsa për Brook ishte humbja e tretë, krahas 39 fitoreve.
? LEFT NO DOUBT ?@terencecrawford stuns Kell Brook with a big right hand and wastes no time closing the show in Round 4. Goodness … #CrawfordBrook pic.twitter.com/pvD56GdSdL
— Top Rank Boxing (@trboxing) November 15, 2020
Më parë Terence ka qenë kampion edhe në katër versionet më të mëdha të boksit profesionit, konkretisht në WBC, WBA, IBF dhe WBO për peshat e lehta. Megjithatë, ai vendosi të ngjitej në kategori, duke fituar titullin dhe në peshën welter. /abcnews.al