VIDEO/ E konfirmuar, shitja e Interit nga Suning Group një formalitet

schedule11:39 - 19 Shkurt, 2021

schedule 11:39 - 19 Shkurt, 2021

Suning Group e ka ndarë mendjen dhe do e shesë Interin. Zhang Jindong, pronari i grupit financiar që financon klubin italian, i ka idetë e qarta dhe e ka thënë hapur që bota e futbollit nuk u intereson.

“Duhet ta përqendrojmë fushëbetejën tonë, të nisim uljen e numrit të bizneseve”, thotë fillimisht Jindong, i cili nuk ndalet me kaq.

“Do të fokusohemi fuqimisht tek tregtia, do të mbyllim dhe shkurtojmë çdo biznes që nuk ka lidhje me tregtinë e mallrave”, shton pronari i Suning Group.

Interit kohët e fundit ka pasur probleme financiare, me një borxh që shkon në rreth 500 milion euro. BC Partners ka shfaqur interes dhe është raportuar për oferta që shkojnë deri në 800 milion euro, por Suning Group po tenton të përfitojë 1 miliard euro. /abcnews.al