VIDEO/ E hëna e “legjionarëve”, përveç Brojës “shkëlqen” dhe “dirigjenti” i mesfushës

schedule12:16 - 3 Tetor, 2023

schedule 12:16 - 3 Tetor, 2023

Mbrëmja e së hënës që sapo lamë pas, duket të ketë qenë ajo “legjionarëve” shqiptarë, teksa përveç “bomberit’ të Chelsea, Armando Broja, performancë fantastike ka zhvilluar dhe “fantazisti” i mesfushës, Keidi Bare.

“Dirigjenti” i mesfushës së “kuqezinjve” ka shkëlqyer në fitoren, 3 me 0, të skuadrës së tij, Espanyol, me 27-vjeçarin, që dhuroi krosimin vendimtar në golin e parë të sfidës, të shënuar nga ish-‘bomberi” i “katalanasve” të Barcelona, Martin Braithëaite.

Deri më tani, Bare ka zbritur në fushë plot 7 herë për skuadrën e Espanyol këtë sezon, ku 5 nga këto sfida i ka nisur që nga minuta e parë, duke i dhënë më shumë “siguri” teknikut Sylvinho, në repartin e mesfushës, për sfidat e javës së ardhshme, ndaj Republikës Çeke dhe miqësores ndaj Bullgarisë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!