Legjenda e Los Angeles Lakers, Shaquille O’Neal, debutoi në ringun profesionist të AEW. Ish-ylli i NBA-së u shfaq në një formë të shkëlqyer, ku së bashku me Jade Cargill u ndeshën me çiftin Cody Rhodes dhe Red Velvet.
Ishte pikërisht 49-vjeçari që dominoi pjesën më të madheve të dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve. Mungesa e eksperiencës si dhe e përqendrimit bënë që O’Neal të përfundonte jashtë ringut falë një veprimi akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ndodheshin shumë pranë ringut.
U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve, të cilët arritën ta dërgonin gjigantin në ambulancë. Megjithatë, ishte skuadra e Shaquille që arriti të fitonte dhe vlerësimet e para në debutim ishin shumë pozitive për ish-basketbollistin. /abcnews.al