Videoja e një qeni endacak që shkon vetë te veterineri është bërë virale në rrjet, ndërsa e gjithë bota po flet për të. Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku qeni endacak, duke çaluar, hyri në një klinikë veterinare në qytetin Juazeiro do Norte.
Duke parë që qeni çalonte, veterineri e mori dhe e ekzaminoi. Si rezultat i ekzaminimit, qeni u diagnostikua me tumor në zonën gjenitale. Klinika i mundësoi trajtimin me kimioterapi, dhe veterineri Dayse Silva tha se qeni është në gjendje të mirë shëndetësore.
Për më tepër, u shpreh se qeni, i cili është duke u shëruar, ka qëndruar në familjen e tij./abcnews.al