VIDEO/ E famshmja “Roza rozina” edhe në futboll, shijoni golin më të çuditshëm

schedule17:20 - 4 Mars, 2021

schedule 17:20 - 4 Mars, 2021

Slavia Kavorly Vary pësoi 10 gola në ndeshjen e Kupës së Çekisë kundër Slavia Prague. Skuadra e Peter Olayinka u tregua e pamëshirshme, edhe pse të dyja klubet i kanë logot gati identike.

Gjithsesi skuadra e ligës së tretë ia doli të tërhiqte vëmendjen, duke shënuar tre gola. I dyti i realizuar nga Ludvik Tuma ishte fantastik, pas një goditjeje këndi.

Lojtarët e Kavorly Vary u mblodhën në zonë dhe bënë një rreth, duke kujtuar lojën e famshme “Roza rozina” që e bëjnë shpesh fëmijët në kopsht, dhe më pas u shpërndanë.

Krosi në zonë u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Ludvik Tuma, i cili me kokë goditi saktë topin dhe e dërgoi drejt e në rrjetë. Një gol që me siguri do e mbajë mend gjatë… / abcnews.al