Papu Gomez dhe Atalanta do të ndahen në janar. Marrëdhënia mes mesfushorit dhe trajnerit Gasperini është e nderë, pasi të dy shkëmbyen grushte ndaj njëri-tjetrit në ndeshjen me Mitdjylland në Champions League.
Pas asaj ndeshje Gasperini nuk e kishte aktivizuar asnjë minutë argjentinasin, teksa ai ka dalë në merkato dhe Milani e Juventusi përfliten si dy klubet e mundshme të fantazistit pas merkatos së janarit.
Në pushimin e ndeshjes me Atalantës dhe Juventusit, në stadium ishte vënë himni i famshëm i bardhezinjve. Deri këtu në rregull sepse gjithçka ndodhi në “Allianz Stadium”, por dikush nga rivalët po këndonte me shumë dashuri fjalët e këngës së famshme të bardhezinjve.
PAPU GOMEZ CUORE BIANCONERO ??
#JuveAtalanta pic.twitter.com/RCuXSt161d
— Juve Passion 1897 (@1897Passion) December 16, 2020
Papu Gomez po e shijonte qëndrimin në stol, duke kënduar këngën e kampionëve në fuqi dhe i dërguar një sinjal të qartë Juventusit për ta afruar në merkaton e dimrit.
Papu fitoi minuta në ndeshjen e sotme, kur u fut në minutën e 53 dhe bëri mjaft mirë. Mbetet për tu parë nëse deri në janar Papu dhe Gasperini do të kenë qetësuar marrëdhënien e tyre. /abcnews.al