VIDEO/ E braktisi gruaja në prag të Vitit të Ri, 48-vjeçari adopton 50 qen

schedule12:06 - 25 Shtator, 2020

schedule 12:06 - 25 Shtator, 2020

Një 48 vjeçar, nga Maryland, u shkatërrua emocionalisht kur gruaja e tij e braktisi në prag të Vitit të Ri.

Bobby Humphreys ra në një depresion të thellë, saqë u përpoq edhe të vetëvritej.

Shoqja e tij e ngushtë i qëndroi afër në atë periudhë aspak të lehtë për të. Mirëpo, për ta ndihmuar që ta kapërcejë dhimbjen, ajo i solli një qenush të vogël.

Bobby krijoi një lidhje të ngushtë me qenin dhe në këtë mënyrë vendosi të adoptojë. Që atëherë ai ka adoptuar më shumë se 50 qen të vegjël, duke i befasuar që të gjithë. l.k/abcnews.al