Ditën e djeshme është publikuar një video e Trump, në të cilën ngatërron ish gruan e tij, Marla Maples me shkrimtaren E Jean Carroll. Videoja e Donald Trump në gjyqin e tij për përdhunim nga shkrimtarja në New York City u publikua të premten.
“Kjo është Marla, po,” tha Trump. “Ajo është gruaja ime.”
Carroll ka akuzuar Trump se e përdhunoi në një dyqan në Nju Jork në mesin e viteve 1990. Të premten, Renato Mariotti, një ish-prokuror federal tani një kolumnist për Politico vuri në dukje ndikimin që videoja mund të ketë në këtë çështje.
“Trump pretendon se Jean Carroll nuk është tipi i tij,” tha Mariotti, “por ai ngatërroi një foto të saj me një foto të ish-gruas së tij. Nuk është e nevojshme të jesh avokat për të kuptuar pse dëshmia e tij mund të ndikojë në verdiktin e jurisë.”
Trump po përballet me çështje të tjera ligjore duke përfshirë hetimet e zgjedhjeve, fshehjen e të dhënave të klasifikuara dhe çështjet e biznesit dhe taksave.
Në një rast tjetër të Nju Jorkut, ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza penale në lidhje me pagesën e parave ndaj yllit porno Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur një lidhje me ish presidentin amerikan.
/abcnews.al