VIDEO/ Dy të verdhë të njëpasnjëshëm, largohet 9 minuta pasi u fut në fushë

schedule15:37 - 19 Prill, 2021

schedule 15:37 - 19 Prill, 2021

Një episod i rrallë ndodhi ditën e djeshme në futbollin danez. Luhej ndeshja Brondby-Aarhus, që përfundoi në barazim 2-2. Ishte minuta e parë shtesë e ndeshjes dhe vendasit mbetën me dhjetë lojtarë.

Tobias Borchgrevink Borkeeiet, i cili kishte vetëm nëntë minuta që ishte futur në fushë, mori dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm. Mesfushori 22-vjeçar kreu një faull në mesfushë, por arbitri kryesor lejoi avantazhin.

https://streamable.com/bg7d5e

Borkeeiet kreu një tjetër faull, duke goditur me shkelm lojtarin kundërshtar. Loja u ndalua dhe arbitri i tregoi përpara fytyrës kartonin e kuq pasu dy kartonëve të verdhë, për të dy faullët e kryer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!