Legia-Warta Poznan mbyllet me barazimin 2-2, me skuadrat që ndajnë pikët në takimin e javës së 16-të të kampionatit polak.
Ndërsa skuadra e tij ishte në disavantazhin 1-2, në minutën e 63’ i asistuar nga Kapustka, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për vendasit.
Në fund takimi u mbyll me barazimin 2-2, me Muçin që ndihmoi Legia-n për të marrë një pikë në shtëpi dhe që pas javës së 16-të renditet në vend të gjashtë me 25 pikë, teksa Warta Poznan renditet në vend të 13-të me 18 pikë.
Muçi kështu kalon thatësirën me Legia-n, pasi për herë të fundit me skuadrën polake kishte shënuar dy gola ndaj Aston Villa-s në Conference League, më 21 shtator, teksa në kampionat kishte gjetur rrjetën në transfertën e Piast Gliwice më 16 shtator./ h.ll/abcnews.al
Legia Warszawa [2]-2 Warta Poznań – Ernest Muçi 63′ (Polish Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer