VIDEO/ Dy golat e parë me ekipin e ri, Ali Sowe befason kampionët e Zenit

schedule17:39 - 27 Shkurt, 2021

schedule 17:39 - 27 Shkurt, 2021

Ali Sowe u transferua nga CSKA Sofia te Rostov në merkaton e janarit. Klubi rus pagoi 500 mijë euro për huazimin deri në fund të sezonit të ish-sulmuesit të Skënderbeut, teksa mund të blejë kartonin e tij në verë për 4 milion euro.

26-vjeçari nga Gambia ka gjetur golat e parë me ekipin e ri. Rostov e mbylli në barazim 2-2 takimin jashtë fushe kundër kampionëve të Zenit, dhe të dy golat u shënuan nga Sowe.

Afrikani gjeti rrjetën kundërshtare në minutën e 44-t, duke kaluar përkohësisht në avantazh ekipin e tij. Rostov mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 56-të dhe Zenit shënoi dy gola.

Pavarësisht inferioritetit numerik të skuadrës së tij, Ali Sowe gjeti golin e dytë personal në minutën e 89-të dhe evitoi humbjen e Rostov, që siguroi një pikë fantastike në Petersburg.

Zenit vijon të kryesojë me 42 pikë, ndërsa Rostov mban vendin e pestë me 9 pikë më pak dhe ka si objektiv kualifikimin në kompeticionet evropiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!