Atalanta vijon të tregojë forcën e saj në Serie A. Ekipi bergamask ka lënë pas krahëve humbjen surprizuese në shtëpi kundër Spal dhe ka zgjidhur shumë shpejt duelin ndaj Torinos. Djemtë e Gasperinit kanë shënuar dy gola në ndeshjen jashtë fushe me anë të Ilicic dhe Gosens.
Slloveni zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të pas një insistimi të Palominos në krahun e majtë. Argjentinasi kreu një veprim të bukur dhe dërgoi një top drejt zonës, ndërsa Ilicic nuk e pati të vështirë për të shënuar me portën bosh. 12 minuta më vonë erdhi edhe goli i sigurisë.
Gjermani Gosens përfitoi nga një goditje këndi dhe goditi fort fluturimthi topin e rikthyer duke mposhtur portierin Sirigu. Si titullar për miqtë e ka nisur sfidën edhe Berat Gjimshiti dhe Atalanta është shumë afër arritjes së fitores. /abcnews.al