VIDEO/ Dy gola të bukur nderojnë Milanin, Liverpool nuk del nga kriza

schedule16:56 - 7 Mars, 2021

schedule 16:56 - 7 Mars, 2021

Fiton Milani në Serie A, ndërsa Liverpool zhytet edhe më shumë në krizë në Premier League. Kuqezinjtë e Piolit siguruan një trepikësh fantastik pas suksesit 0-2 në fushën e Hellas Veronës, një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mposhtur.

Rade Krunic realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në pjesën e parë, teksa portugezi Dalot vulosi fitoren e “Djallit” me golin e shënuan në minutën e 50-të. Djemtë e Piolit menaxhuan avantazhin e dyfishtë dhe tani numërojnë 56 pikë, tre më pak se Interi kryesues (luan nesër përballë Atalantës).

Fiorentina dhe Parma e mbyllën në barazim 3-3 ndeshjen e luajtur në Firence. Martinez Quarta dhe Milenkovic shënuan për ekipin viola, teksa autogoli i Iacoponit në minutat shtesë evitoi humbjen e skuadrës së Prandellit. Kucka, Kurtic dhe Mihaila shënuan golat e Parmës.

Serse Cosmi mori fitoren e parë si trajner i Crotones, që mposhti 4-2 në shtëpi Torinon. Mërgim Vojvoda e nisi si titullar sfidën për skuadrën mike, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të. Tre pikë jetike për Crotonen, që vijon të renditet në vend të fundit.

Liverpool nuk po del dot nga kriza dhe sot regjistroi humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”. Fulham ishte ekipi i radhës që mposhti kampionët e Klopp. Miqtë fituan 0-1 falë golit të Mario Lemina në fundin e pjesës së parë. Humbja e nëntë sezonale në Premier dhe vendi i shtatë për “The Reds”, teksa Fulham mori tre pikë shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!