Në Londër po luhet Arsenal-Wolves, sfidë e vlefshme për javën e nëntë të Premier League. Takimi është zhbllokuar në minutën e 27-të dhe miqtë kanë kaluar në avantazh.
Pedro Neto autori i golit, me portugezit që gjen rrjetën e tretë në kampionat. Gëzimi i “Ujqve” ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi Arsenali riktheu menjëherë baraspeshën.
Minuta e 30-të, kros nga e djathta dhe goditje potente me kokë e Gabriel, mbrojtësit brazilian të skuadrës së Mikel Artetës. Dy gola brenda katër minutave dhe rezultati 1-1. /abcnews.al