Dy gola të shpejtë në Everton-Tottenham, sfidë e rëndësishme për objektivin Champions League që kanë të dy klubet. Në fillim kaloi në avantazh skuadra e Jose Mourinhos.
https://streamable.com/bbad8b
Mbrojtja vendase harroi Harry Kane në zonë në minutën e 27-të dhe kapiteni i Spurs dërgoi topin në rrjetë pas një veprimi të bukur. Festa e miqve nuk zgjati shumë, pasi Evertoni fitoi një penallti.
https://streamable.com/nhybsy
Minuta e 31-të, ekzekutimin e mori përsipër Gylfi Sigurdsson. Goditja e islandezit në rrjetë dhe barazim 1-1 në “Goodison Park”, stadium ku po zhvillohet një lojë tepër e luftuar. /abcnews.al