VIDEO | Dy gola në tre minuta, çmenduri në San Siro!

schedule21:21 - 3 Nëntor, 2019

schedule 21:21 - 3 Nëntor, 2019

Kanë mjaftuar vetëm 24 minuta lojë që Lazio të kalojë në avantazh përballë Milanit, sfidë që luhet në San Siro. Edhe pse kuqezinjtë luajnë në shtëpi dhe kanë nevojë urgjente për pikë, kanë qenë lacialët ata që goditën të parët.

Në minutën e 24-ët, Immobile kalon në avantazh të besuarit e Inzaghit, pasi ishte totalisht i harruar nga mbrojtja milaniste. Lazzari kroson nga krahu i majtë dhe Immobile shënon nga një distancë e afërt. Ky gol, është i 100-ti me fanellën e Lazios për sulmuesin italian, që po shndërrohet në një legjendë në klubin e kryeqytetit.

Megjithatë, avantazhi i Lazios nuk ka zgjatur shumë, pasi kuqezinjtë e Piolit arritën të barazonin në minutën e 28-të. Tre minuta pas golit të Immobile, Bastos shënon një autogol, duke devijuar një top të prekur nga Piatek./abcnews.al

Serie A, java 11

Milan – Lazio  1-1
Bastos (ag) 28′ / Immobile 24′

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!