Sfida që po luhet mes Juventusit dhe Genoas po dhuron spektakël. Ishte “Zonja e Vjetër” që kaloi e para në avantazh, me anë të mbrojtësit Bonuçi. Gjiganti i mbrojtjes shfrytëzon mjaft mirë një krosim nga goditja e këndit, për të shënuar me kokë në minutën e 36-të. Megjithatë, Genoa arriti të barazojë shumë shpejt, duke i shokuar vendasit.
Një top i humbur në mbrojtje i kushton rëndë bardhezinjve. Topi mbetet në hyrje të zonës dhe aty ndodhet sulmuesi Kuoame. Ky i fundit gjuan nga hyrja e zonës dhe është disi me fat, pasi goditja e tij devijohet në këmbën mbështetëse, duke shtangur gardianin Szcezny. Ky gol erdhi në minutën e 41-të, çka bëri që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes në baraspeshë totale./abcnews.al
Serie A, java 10
Juventus – Genoa 1-1
Bonuçi 36′ / Kuoame 41′