Eduart Rroca mahnit Turqinë. Fantazisti, i cili kaloi këtë verë nga Kukësi tek Istanbulspor AS, ka shënuar dy gola për shtatë minuta kundër Bursaspor.
Mesfushori realizoi që në minutën e pestë të takimit me një goditje nga jashtë zone, duke e shtangur portierin e skuadrës mike.
https://youtu.be/LG3l6t0OT14
Më pas, Rroca në minutën e 12-të shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë. Festë tek Istanbulspor, që e nisi edhe me Kristal Abazajn titullar, ndërkohë që Rroca dha edhe asistin e golit të tretë. /abcnews.al