Java e shtatë e Premier League ka nisur me sfidën Wolves-Crystal Palace. Vendasit e kanë filluar shumë mirë takimin, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në gjysmëorëshin e parë.
Ait Nouri zhbllokoi përballjen në minutën e 18-të. 19-vjeçari francez shfrytëzoi një kros nga e djathta dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje fluturimthi me të majtën.
Nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë për “Ujqit”. Asist i Raul Jimenez dhe finalizim i portugezit Daniel Podence, i cili gjeti golin e parë sezonal në kampionat.
Fitorja e sotme e ngjit Wolves përkohësisht në krye me 13 pikë, po aq sa kanë edhe Everton e Liverpool (që kanë për të luajtur një ndeshje më shumë). /abcnews.al

